Protesta e PD, shkarkohet drejtori i policisë Ilir Proda, ikën edhe kreu i policisë Tiranë

Aktualitet

Protesta e PD, shkarkohet drejtori i policisë Ilir Proda, ikën edhe

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.

Vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Po ashtu se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Në protestën e zhvilluar nga opozita më 28 shkurt nuk munguan molotovët dhe mjetet piroteknike drejt institucioneve.

Incidenti më i rëndë u shënua në Vilën 31 ku u hodhën bomba molotov të cilat rrezikuan sigurinë e personave që ndodheshin brenda godinës që shërben si selia e fondacionit Art Explora.

Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan edhe dëmtime në godinë. Në lidhje me këto akte janë arrestuar katër persona.

ME TE LEXUARAT