Sherr i dhunshëm në një lokal në Burrel, QËLLOHET një person dhe niset me URGJENCË tek Trauma

Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit.
Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit. Më pas ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë mbi ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


