E rrallë në ujërat shqiptare, një balenë filmohet nga ajri në Karaburun!
Një balenë është shfaqur në ujërat pranë Karaburunit. Ka qenë arkitekti Artan Shkreli që ka ndarë në rrjete sociale një video të balenës në brigjet shqiptare. Videoja është filmuar nga helikopteri.
"BALENE … sot në drekë, në Mexo’kanal, pranë Karaburunit. Nga helikopteri mund t’i jepje dorë", shkruan Shkreli krahas videos që ka ndarë.
Balenat janë “vizitorë” të rrallë në brigjet shqiptare dhe prania e tyre ngjall interes. Kjo është hera e parë pas pesë vitesh që një balenë raportohet të jetë parë në këtë zonë.
Sipas të dhënave, hera e fundit kur balenat u vunë re në Karaburun ishte në vitin 2020, kur një grup u filmua nga një peshkatar duke lëvizur pranë brigjeve.