Raketat iraniane godasin Izraelin, shpërthime në ndërtesa, ka të plagosur
Mediat izraelite po raportojnë se raketa kanë rënë në disa pjesë të Izraelit, ndërsa Irani nisi një valë të re sulmesh hakmarrëse.
Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se një raketë ra në Haifa dhe një ndërtesë u godit në pjesën lindore të Tel Avivit.
Një raketë ra gjithashtu direkt mbi një ndërtesë në Izraelin verior, sipas Yedioth Ahronoth.
Autoriteti Izraelit i Transmetimeve tha se katër persona u plagosën në zonën e Lachishit dhe dy ndërtesa u dëmtuan në Haifa.
مشاهد مصورة تظهر اشتعال النيران واللحظات الأولى عقب سقوط صواريخ إيرانية في مدينة حيفا#الأخبار pic.twitter.com/DgHbTG68hj
— الجزيرة فلسطين (@AJA_Palestine) June 15, 2025
Mediat izraelite po raportojnë se raketa kanë rënë në disa pjesë të Izraelit, ndërsa Irani nisi një valë të re sulmesh hakmarrëse.
Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se një raketë ra në Haifa dhe një ndërtesë u godit në pjesën lindore të Tel Avivit.
Një raketë ra gjithashtu direkt mbi një ndërtesë në Izraelin verior, sipas Yedioth Ahronoth.
Autoriteti Izraelit i Transmetimeve tha se katër persona u plagosën në zonën e Lachishit dhe dy ndërtesa u dëmtuan në Haifa.
Ushtria izraelite ka zbuluar më shumë raketa të lëshuara nga Irani dhe u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të drejtohen në strehimore mbrojtëse.
Stafi i CNN dëgjoi sirenat e sulmeve ajrore në Tel Aviv, si dhe shpërthime.
Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të dielën.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA e Iranit raportoi se “një breshëri e re raketash dhe dronësh” u lëshua drejt Izraelit. IRNA raportoi se kishin dalë pamje që tregonin raketat “duke goditur objektivat e tyre të synuara”.
128 të vrarë nga sulmet e Izraelit, Irani paralajmëron hakmarrje: As në bunkerë nuk do gjeni shpëtim
Të paktën 128 persona u vranë nga sulmet izraelite në të gjithë Iranin të premten dhe të shtunën, tha Ministria e Shëndetësisë e Iranit, e cituar nga mediat lokale.
Gazeta Etemaad citoi ministrinë të ketë thënë se rreth 900 persona të plagosur u shtruan në spital.
Të paktën 40 gra, si dhe disa fëmijë, u raportuan midis viktimave.
Duket se përshkallëzimi është qëllimi i paleve, pas disa raundeve të përplasjeve me sulme dhe kunder sulme.
Irani tani po fillon veprime të reja hakmarrëse kundër territorit izraelit duke paraajmeruar faza te reja sulmesh.
Përpara se të fillonte këtë raund të fundit sulmesh, zëdhënësi i forcave të armatosura u tha izraelitëve se duhet të largoheshin sepse toka do të jetë "e banueshme" në të ardhmen e afërt.
Ky është një mesazh shumë i fortë paralajmërues. Ai tha gjithashtu se qëndrimi në strehimore nuk do të sjellë siguri.
Njerëzit në të gjithë vendin janë të zemëruar; kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga Lufta Iran-Irak në vitin 1988.
Mbremjen e sotme, forcat e armatosura të Iranit u thanë izraelitëve të largoheshin nga afërsia e "zonave jetësore" për sigurinë e tyre, në një deklaratë video të transmetuar nga televizioni shtetëror rreth kohës kur Irani dërgoi një breshëri të re raketash.
“Ne kemi një bazë të dhënash për zonat jetësore dhe kritike në territoret e pushtuara dhe ju bëjmë thirrje të mos e lini regjimin brutal t’ju përdorë si mburoja njerëzore.
Mos qëndroni ose udhëtoni pranë këtyre zonave kritike”, tha një zëdhënës i forcave të armatosura.