“Familja e autorit s’na ka kërkuar falje”/ Nëna e Martin Canit mes lotësh: Kam humbur sensin e jetës
Në një intervistë emocionuese për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, rrëfeu dhimbjen e thellë që po kalon pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën dhe gjithë vendin.
Pas sherrit mes adoleshentësh që përfundoi me humbjen e jetës së djalit të saj, ajo kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal për autorin e ngjarjes.
Mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës.
Nëna e Martin Canit: Kam humbur sensin e jetës, jam mësuar me dhimbjen. Na ja lëmë drejtësisë çështjen. Dua dënimin maksimal për autorin. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte.
Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë. Janë disa rregulla që duhet të zbatohen.