"Sedilja e pilotit rrëshqiti pas dhe...", kutia e zezë zbardh shkakun e rrëzimit të avionit të "Air India"

Bota

"Sedilja e pilotit rrëshqiti pas dhe...", kutia e zezë

Një defekt pazakontë teknik në sediljen e komandantit të avionit u bë shkak i rrëzimit të avionit në Indi, ku humbën jetën 247 persona, shumica studentë mjekësie që ndodheshin në një godinë banimi ku u përplas avioni.

Sipas raportit paraprak të Autoritetit Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), sedilja e komandantit të avionit, ndryshe piloti kryesor, rrëshqiti papritur prapa gjatë ngritjes, duke çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e avionit Boeing 787.

Nga të dhënat e kutisë së zezë rezulton se: Gjatë ngritjes, sedilja e komandantit u lirua nga vendi për shkak të dështimit të mekanizmit të sigurisë.

Trupi i tij tërhoqi levat e fuqisë në pozicion neutral, duke shkaktuar ulje të menjëhershme të fuqisë së motorëve.

Piloti tentoi të rikthejë fuqinë, por nuk arriti për shkak të pozicionit të pilotit që bllokonte levat. Brenda 38 sekondave nga defekti, avioni u përplas në tokë.

Sedilja e komandantit nuk ishte testuar pas riparimit. Në rrënoja u gjetën vida sigurie të thyera në mekanizmin e sediljes.

Sistemi i levave të fuqisë në Boeing 787 nuk ka mbrojtje ndaj tërheqjes aksidentale, gjë që e bëri më të lehtë humbjen e kontrollit.

ME TE LEXUARAT