Humbi babain papritur, reagon për herë të parë djali i Grida Dumës! Mesazhi në rrjetet sociale

Showbiz

Humbi babain papritur, reagon për herë të parë djali i Grida

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Darien Shqina, djali Grida Dumës, ka ndarë ndarjen nga jeta e babait të tij, diplomatit Ilir Shqina.

Ai ka treguar se lajmi i ka gjetur jashtë vendit, në një moment të vërtetë që sapo ishte kthyer për të ndjekur gjyshen e ndjerë, ndërsa mësoi për humbjen e babait të tij, i cili ndodh në gjendjen e tij.

“Ndjej thellë boshllëkun e pakësuar fizikisht, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im”, shkruan Darien në një mesazh emocional.

Reagimi i plotë:

Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor, Iliri Shqinës. Prita për ta lënë mëndjen të qetësohet dhe për ti lënë dhimbjes kohën e vetë të nevojshme.  Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im. Ti përfaqëson një pjesë dërrmuese të jetës si njeriu më i rëndësishëm bashkë me mamin. Ke farkëtuar tek unë forcat më të nevojshme për jetën që po jetoj dhe që do ta jetoj, dhe për veten, dhe për familjen time.

Më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve, dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë e identitetit tim. Më ke temperuar të jem vetja dhe i drejti edhe në momentet kur mashtrimi do të më bënte t’ja hidha situatave të veshtira në afatshkurtësinë e vetë të keqe, siç bëjnë boll njerëz më të pakët.

Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë. Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkupuar njërez gjatë gjithë viteve nëpër vendet më të rëndësishme të botës për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tani je në një vend më të mirë. Nuk detyrohesh më të kosiderosh dakortësi dhe veprime të padrejta dhe qëndron brënda asaj drejtesie që të karakterizon si njeriu e shpirti i gjërë që je! Më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që dhe pa prezencën tënde thjesht fizike këtu, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë. 

Ama do të ta kem nevojën deri sa të bashkohemi sërisht bashkë. Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush dhe i dalloje mirë të gjithë elementët e saj të këqia. 

Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!

ME TE LEXUARAT