Sali Berisha është i sëmurë, ish-kryeministri anulon paraqitjen e tij në SPAK
Lajmifundit
/
16 Qershor 2025, 10:11
Politikë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ishte thirrur për të zbatuar masën e tij të sigurisë “detyrim paraqitje”.
Shkak i mungesës së tij mësohet të jetë një gjendje viroze që po kalon ish-kryeministri, çka e ka penguar të marrë pjesë në seancë.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Berisha apo nga Partia Demokratike, ndërsa pritet që SPAK të njoftojë hapat e mëtejshëm në lidhje me këtë zhvillim.