Emri/ Kreu një seri vjedhjesh në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari

Aktualitet

Emri/ Kreu një seri vjedhjesh në Tiranë, arrestohet

Një 44 -vjeçar i identifikuar si Roland Londo është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kishte vjedhur sende me vlerë, aparate celularë dhe shuma parash në dyqane , automjete dhe stacione autobuzash.

Blutë kanë sekuestruar , 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë në cilësinë e provës materiale.

Njofton policia:

Vidhte sende me vlerë, aparate celular dhe shuma parash, në dyqane, automjete dhe stacione autobuzash, vihet në pranga 44-vjeçari. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste vjedhjesh. Sekuestohen sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:

-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;

-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT