Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron...(VIDEO)

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65 mijë dollarë Ahmed Al Ahmedit, burrit që u shndërrua në hero gjatë sulmit të përgjakshëm në Bondi Beach, pasi arriti t’i rrëmbente armën njërit prej autorëve dhe të ndalte më tej masakrën.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë pronarin 43-vjeçar të një dyqani frutash teksa vrapon drejt sulmuesit të armatosur, i rrëmben armën dhe më pas e drejton atë nga agresori, duke e detyruar të tërhiqet.
Ndërkohë, online ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për Ahmed Al Ahmed, e cila ka arritur të grumbullojë gati 1 milion dollarë, sipas platformës GoFundMe. Dhurimi më i madh në këtë fushatë vjen nga William Ackman, CEO i Pershing Square Capital Management, i cili ka dhuruar 65 mijë dollarë dhe e ka cilësuar Ahmedin si një “hero të guximshëm” që shpëtoi jetë njerëzish.
Bondi Beach Shooting.
— Frenchy (@FrenchyBam) December 14, 2025
The moment a civilian disarms one of the active shooters in an attack in Bondi. A second shooter can be seen on the bridge retaliating.
https://t.co/jUha64AMQ4
Prindërit e Ahmed Al Ahmed kanë deklaruar më herët se djali i tyre u qëllua katër ose pesë herë në shpatull gjatë përplasjes me sulmuesin dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital. Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.


