GJKKO kalon për gjykim çështjen e Erion Veliajt

Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim çështjen e Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliaj. Gjyqtarja Etleva Deda shpalli vendimin mesditën e së hënës. Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës mungoi në seancë.

Dy ditë më parë  GJKKO ka rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut, Erion Veliaj lidhur me përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Kërkesa u bë nga vetë Veliaj, në seancën e datës 2 shkurt në Gjykatën e  Posaçme.

Veliaj në kërkesën e tij pretendon se gjyqtarja i mohon të drejtën të mbrohet efektivisht. Në këtë seancë Veliaj, kërkoi që të mos përfaqësohej nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku.

Nga ana tjetër, avokatët e Veliajt bojkotuan seancën.
“Për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kanë bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar gjykimin në themel ose jo.”

ME TE LEXUARAT