Hiqen vulat nga pasaportat / Çdo udhëtar duhet të regjistrojë fytyrën dhe shenjat e gishtave

Duke filluar nga e premtja e 10 prillit, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Bashkimi Europian do të përballen me një sistem të ri kontrolli kufitar.
Sistemi i hyrje-daljeve zëvendëson vulosjen e pasaportave me regjistrim elektronik dhe të dhëna biometrike. Në një intervistë për Ora News, avokatja Elona Berki shpjegon se çdo udhëtar do të regjistrojë të dhënat e pasaportës, imazhin e fytyrës dhe shenjat e gishtave.
Sipas saj, procesi do të kryhet në pikat kufitare, ndërsa do të ketë dhe ndihmë nga personeli për rastet kur nevojitet.
Avokatja bën të ditur se sistemi aplikohet vetëm në kufijtë e jashtëm të Zona Schengen ndërsa rregulli i qëndrimit 90 ditë brenda 180 ditëve vijon të mbetet në fuqi.
Berki thekson se qëllimi i sistemit është rritja e sigurisë dhe kontrolli më i mirë i qëndrimit të shtetasve në Europë.
Sistemi është testuar më herët në aeroporte dhe tani do të shtrihet në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare. Udhëtarëve u rekomandohet të paraqiten më herët në kufi, për të shmangur radhët dhe vonesat në ditët e para të zbatimit.


