Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Aktualitet

Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Autorët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas dhunimit të avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë, duke e dënuar ashpër sulmin dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorëve.

Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Autorët

"Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët" thuhet në deklaratën e Metës në Facebook. 

ME TE LEXUARAT