“Ti e dije për puthjen e Keijsit dhe Inës, ma ke treguar…”/ Franceska vë në siklet Stelinën, ja si u përgjigj ajo

Showbiz

“Ti e dije për puthjen e Keijsit dhe Inës, ma ke

Në Big Brother Fan Club ditën e sotme ishte e ftuar ish-konkurrentja e këtij edicioni, Stelina. Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi që u hap për të gjithë anëtarët e grupit të kërcimit ku bënte pjesë, pas dështimit të sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh.

Stelina ka qenë protagoniste e historisë me Keijsin, që pavarësisht se pati disa shkëndija nuk arriti të kurorëzohej me një lidhje, dhe trekëndëshit më pas të formuar me ardhjen e Inës.

Në Fan Club u diskutua cështja e videos së puthjes së Keijsit me Inës, gjë që në prime-n e atëhershëm habiti Stelinën.

Por sipas opinionistes Franceska Murati, Stelina u shtir pasi ajo e dinte për puthjen dhe ekzistencën e videos.

“Unë e di që Stelina e di pasi kam folur vetë me personin që i ka cuar videon,” tha Franceska.

Ndërkohë Stelina u përgjigj: “Në fakt kam një staf që ma menaxhon instagramin pasi unë jam dhe shumë e zënë me biznesin tim që rri nga ora 8 deri në 10 të darkës dhe nuk merrem me të gjitha vetë.

Kjo përgjigje nuk bindi panelistët pasi sipas tyre të gjithë e menaxhojnë vetë instagramin e tyre/BBV5

ME TE LEXUARAT