Izolimi i juglindjes, ARRSH: Po punohet për heqjen e dherave, do vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar

Aktualitet

Izolimi i juglindjes, ARRSH: Po punohet për heqjen e dherave, do vendosen

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte për të përballuar situatën e krijuar pas rrëshqitjes në aksin rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë. Aktualisht, ekipet janë angazhuar në heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, duke hapur terrenin ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe vlerësimin teknik të zonës së prekur.

Njëkohësisht, me mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së Lumit Shkumbin, e cila po orientohet në krahun e majtë për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, pritet të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të kësaj arterie të rëndësishme kombëtare.

Njoftimi i ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

ME TE LEXUARAT