Katër automjete përplasen afër godinës së Policisë së Shtetit, kryqëzimi te “Myslym Shyri” futet në “kolaps”

Aktualitet

Katër automjete përplasen afër godinës së Policisë

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në kryeqytet, Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në kryqëzimin në afërsi të Policisë së Shtetit te “Myslym Shyri” ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Por, sipas të njëjtave burime mësohet se vendi ku ka ndodhur ngjarja është futur në “kolaps”, duke qenë se është një zonë e cila frekuentohet gjerësisht nga qytetarët.

Deri më tani lidhur me këtë aksident nuk ka një njoftim zyrtar nga blutë, priten më tepër detaje në vijim.

ME TE LEXUARAT