Pas lirimit nga qelia, Salianji pritet me përqafime nga kolegët në selinë e PD! Deputeti: Bëra burg politik

Politikë

Pas lirimit nga qelia, Salianji pritet me përqafime nga kolegët

Pas lirimit nga burgu, ish-deputeti Ervin Salianji ka mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur me duartrokitje dhe përqafime nga simpatizantë demokratë të mbledhur në hyrje të godinës.

Në ambientet e selisë, ai u mirëprit nga deputetja Ina Zhupa dhe kolegë të tjerë të PD-së.

Në deklaratën e tij publike, Salianji falënderoi gazetarët për vëmendjen dhe mbulimin mediatik gjatë kohës së burgosjes, të cilën e cilësoi si politike.

“Ju falënderoj për mbulimin, vëmendjen dhe mesazhet që nëpërmjet jush kam pasur mundësi të komunikoj me publikun gjatë periudhës së qëndrimit në burg politik,” tha ai.

 

ME TE LEXUARAT