Trump ‘zemërohet’ me Putinin: Do dërgoj më shumë armë për Kievin! Ja vendimi për Rusinë

Bota

Trump ‘zemërohet’ me Putinin: Do dërgoj më shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë armë për Kievin që ta mbrojë veten kundër pushtimit rus.

Në deklarimet e tij për media, Trump është shprehur i zemëruar me liderin e Kremlinit për çështjen e luftës së nisur nga Moska gati tre vjet e gjysmë më parë.

“Putini na godet me shumë budallallëqe, nëse dëshironi ta dini të vërtetën”, u ka thënë Trump gazetarëve pas një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai është shumë i mirë gjatë gjithë kohës, por kjo rezulton pa ndonjë kuptim”.

Trump e ka përsëritur se është “shumë i pakënaqur” me Putinin prej bisedës së tyre të fundit javën e kaluar që nuk ka rezultuar me përparim drejt një marrëveshjeje për dhënie fund të luftës, për çka presidenti amerikan avokon prej kthimit në pushtet.

I pyetur për interesimin e tij në një projektligj të Senatit për më shumë sanksione ndaj Rusisë, Trump ka thënë se është duke e vëzhguar me shumë interesim. Kritikat e Trumpit ndaj Putinit kanë ardhur një ditë pasi ai ka thënë se do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, duke përmbysur kështu një njoftim të Uashingtonit javën e kaluar se do t’i ndalë disa dërgesa armësh.

“Putini nuk është duke i trajtuar siç duhet njerëzit. Ai është duke vrarë shumë njerëz. Prandaj ne do të dërgojmë armë për mbrojtje dhe unë e kam miratuar këtë”, ka thënë Trump.

Ai është zotuar për dërgim të menjëhershëm të 10 sistemeve Patriot në Ukrainë, sipas raportimeve të disa mediave amerikane.

ME TE LEXUARAT