"Nuk ia uroj as hasmit atë që përjetova"/ A do kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, ja përgjigjja që dha Salianji pas lirimit
Ervin Salianji foli sot për herë të parë pas lirimit të tij nga burgu. Në konferencën për mediat Salianji u pyet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 2029. Demokrati theksoi se ai do të bëjë politikë krah interesit të qytetarëve me apo pa mandatin e deputetit.
Gjithashtu Salianji foli për një problem që ka në çështjen e tij. Ai tha se ka një pengesë që sipas tij është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës së lartë.
“Pa diskutim do kemi komunikime të herëpashershme…Ka një pengesë që është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës së lartë. Gjykata e larte ka bërë falsifikim për të përzgjedhur trupën gjyqësore që shqyrtoi rekursin tim… Besoj se këto çështje do të zgjidhen më përpara se sa periudha për të bërë kandidimin, por unë nuk e bëj këtë betejë vetëm për të qenë deputete.
Është sakrificë dhe pamundësimi i një politikani për të qenë në parlament.
Unë kam bërë opozitë edhe pa patur mandatin e deputetit…unë do të kem mundësinë të bëj politikë nëpërmjet kontaktit me qytetarët dhe propozimeve që do të vijnë nga PD. Kështu që nuk e shoh si shqetësim, me zor e pres një përballje në Gjykatën evropiane të drejtave të njeriut për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë ose qeveria”, tha Salianji.
Ish-deputeti demokrat u lirua sot me kusht, pasi kreu 2/3 e dënimit të tij.