Rrezikonin të mbyteshin në det, administratori i beach bar-it shpëton 3 pushuesit tek "Rana e Hedhun"
Pasditen e sotme tre shtetas shqiptarë të moshës 30–35 vjeç, të cilët po laheshin së bashku në det, janë përfshirë nga rrymat e forta detare si pasojë e përkeqësimit të motit në zonën e Ranës së Hedhun.
Njëri prej tyre ka arritur të dalë në breg me forcat e veta, ndërsa dy të tjerët nuk kanë mundur të kthehen dhe janë tërhequr në thellësi.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të një vrojtuesi deti, i ndihmuar nga administratori i beach bar-it, ku të dy personat janë nxjerrë në breg në gjendje të stabilizuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin larjen në zona pa vrojtues dhe të respektojnë sinjalistikën e sigurisë, sidomos në kushte të pafavorshme atmosferike.