Korçë – E vetmuar dhe e sëmurë, e moshuara gjendet e pajetë në shtëpinë e saj
Lajmifundit
/
21 Mars 2026, 23:03
Aktualitet

Një e moshuar rreth 70 vjeç, me inicialet Z.Q., është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të shtune në banesën ku jetonte, në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, e ndjera jetonte e vetme në banesën e një mikeshe, e cila e ndihmonte vazhdimisht si me ushqime ashtu edhe me medikamente. Burime bëjnë me dije se 70-vjeçarja vuante nga disa sëmundje, ndërsa vdekja e saj është përcaktuar si natyrale.
Edhe pse nuk kishte familjarë, e moshuara mbështetej shpesh nga mikja e saj dhe djali i kësaj të fundit, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të vazhdueshme./Ballkan


