E BUJSHME/ Flamurtari përjashton nga ekipi Lorenc Trashin, akuza e rëndë: Shkaktoi me dashje penalltinë!
Lajmifundit
/
21 Mars 2026, 22:31
Sport

Një lajm i bujshëm vjen nga Vlora. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi pas përfundimit të ndeshjes me Bylisin e fituar nga kjo e fundit, ka përjashtuar kapitenin e skuadrës Lorenc Trashi.
Mësohet se shkaku është pikërisht penalltia e shkaktuar nga Trashi në minutën e 97 të ndeshjes, që dyshohet se është shkaktuar qëllimisht nga kapiteni i vlonjatëve dhe që në fund solli edhe disfatën e skuadrës bregdetare që nuk është kapërdirë nga Idrizi.
Mësohet gjithashtu se ky vendim i presidentit të Flamurtarit erdhi pas protestëve të tifozëve pranë stadiumit Flamurtari./ORA


