Mashtrim me TVSH, arrestohet biznesmeni, dëm mbi 62 milionë lekë shtetit

Aktualitet

Një skemë e dyshuar mashtrimi me tatimet ka çuar në arrestimin e një 50-vjeçari në Tiranë, i cili akuzohet se përmes faturave fiktive ka shkaktuar një dëm prej mbi 62 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar Gjergji Fela, i cili dyshohet se ka organizuar dhe drejtuar një aktivitet të paligjshëm fiskal, duke përdorur një subjekt tregtar në emër të bashkëshortes së tij.

Sipas hetimeve, përmes këtij subjekti janë deklaruar shitje fiktive me vlerë gati 150 milionë lekë, me qëllim përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e tatimit mbi fitimin.

Sipas hetimeve, skema është ndërtuar mbi deklarime të rreme dhe përdorim faturash fiktive, duke shmangur detyrimet reale tatimore. Si pasojë, dëmi i shkaktuar ndaj financave publike është përllogaritur në 62,670,861 lekë.


 

ME TE LEXUARAT