Denoncohet një skemë e re mashtruese online

Aktualitet

Denoncohet një skemë e re mashtruese online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njoftoi qytetarët lidhur me një skemë të re mesazhesh mashtruese që po qarkullon në Shqipëri.

“I nderuar drejtues automjeti. Ju jeni gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ju lutem të kryeni pagesën për të shmangur kamatvonesat ose ndëshkime të tjera”, shkruan mesazhi, shoqëruar me një link të dyshimtë.

AKSK njofton qytetarët të mos e klikojnë këtë link mashtrues, pasi rrezikohen të dhënat e tyre.

“Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.”, shkruhet në njoftimin publik të Autoritet Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Së fundmi në Shqipëri po qarkullojnë një sërë skemash mashtruese nëpërmjet mesazheve, postës elektronike, apo dhe platfomrave të kriptomonedhave.

Këto skema kanë si qëllim përfitime financiare në dëm të qytetarëve apo vjedhjen e të dhënave të tyre personale apo financiare.

AKSK raporton se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

ME TE LEXUARAT