Influencuesja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

Showbiz

Influencuesja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas

nfluencuesja e njohur, Adna Rovcanin Omerbegovic, ka ndërruar jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë.

Ngjarja e trishtë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi, duke i lënë të shokuar dhe të trishtuar familjen, miqtë dhe opinionin publik.

26-vjeçarja, kurorëzoi dashurinë e saj më 13 shtator, në një hotel në Ilidza të Sarajevës, ku organizoi një dasmë në praninë e të afërmve.

E vetëm disa orë më vonë, e reja nisi të ndihej keq papritur. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi, deri në humbjen e vetëdijes, duke e detyruar familjen ta dërgonte urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, influencuesja e njohur ndërroi jetë më 15 shtator, vetëm dy ditë pas martesës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet.

ME TE LEXUARAT