LAJMI I FUNDIT/ Tentoi të shpëtojë dy turistët që kishin rënë në ujë, humb jetën kapiteni i anijes në Liqenin e Shkodrës
Kapiteni i një anije rreth moshës 51-vjeç ka humbur jetën tragjikisht sot në Liqenin e Shkodrës, në tentativë për të shpëtuar dy turistë të huaj.
Mësohet se viktima A.A., gjatë përpjekjes për të shpëtuar turistët që kishin rënë në ujë, është mbytur ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.
Dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
"Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.