Lirohet nga burgu Ervin Salianji, paralajmëron se do të flasë në selinë e PD
Lajmifundit
/
8 Korrik 2025, 12:24
Aktualitet
Lirohet Ervin Salianji!
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pasi shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv pranoi kërkesën e Salianjit.
Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
“Do jem në konferencë në orën 17:00”, tha ai për mediat, ne dalje te gjykates e cila dha vendimin per lirimin e tij nga qelia.