Makina përfshihet nga flakët në bypass-in e Vlorës, shkak temperaturat e larta
Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët këtë të diel në qytetin e Vlorës, në zonën e bypass-it, pranë fshatit Tragjas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta, të cilat mund të kenë sjellë një shkëndijë në sistemin e motorit të mjetit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat janë përballur me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar në zonë.
Megjithatë, ato kanë arritur të vënë nën kontroll flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Si pasojë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në pjesën e motorit dhe në brendësi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e incidentit.


