Meta bën kërkesë tjetër për ndryshimin e masës së sigurisë. Ja kur do të mbahet seanca e radhës
Lajmifundit
/
17 Shtator 2025, 09:16
Aktualitet
Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër kërkesë ndryshim të masës së sigurisë.
Gjyqtarja paraprake ka njoftuar avokatin e kreut të PL-së, Kujtim Cakranin për seancën kur do të shqyrtohet. Seanca do të mbahet këtë të premte, me datën 19 Shtator.
“Po kemi bërë kërkesë tjetër, sepse jemi në seancën paraprake dhe kushtet e kriteret kanë ndryshuar”- shprehet avokati.