Ortek i fuqishëm në Valbonë, zbret me shpejtësi drejt luginës

Aktualitet

Ortek i fuqishëm në Valbonë, zbret me shpejtësi drejt

Një ortek i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valbonës, në Tropojë, duke krijuar momente paniku për banorët dhe vizitorët e zonës.

Masa e madhe e dëborës është shkëputur nga mali dhe ka zbritur me shpejtësi drejt luginës, duke mbuluar zonën me një re të dendur bore.

Pamjet e siguruara nga një qytetar tregojnë qartë përmasat dhe forcën e ortekut, i cili është përhapur në një sipërfaqe të gjerë përgjatë shpatit malor.

Megjithatë, fatmirësisht, zona ku ndodhi rrëshqitja nuk është e banuar dhe deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.

Sipas banorëve lokalë, fenomene të tilla janë të zakonshme në këtë periudhë të vitit për zonat alpine, për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borës.

Megjithatë, intensiteti i ortekut të sotëm konsiderohet i lartë, duke rikthyer vëmendjen tek rreziku që paraqesin këto zona gjatë dimrit.

 

ME TE LEXUARAT