Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e policisë vendore të Elbasanit, porositë që iu la

Aktualitet

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e policisë vendore të

Përfundoi takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, me drejtuesit e policisë vendore në Elbasan.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, si dhe masat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

Ashtu si edhe gjatë takimit në Korçë, Hita theksoi rëndësinë e rritjes së goditjeve ndaj kriminalitetit në të gjitha format e tij.

Ai kërkoi angazhim maksimal nga strukturat vendore për të parandaluar dhe luftuar aktivitetet e paligjshme, duke vendosur në fokus kryesor sigurinë e qytetarëve.

Gjithashtu, u theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimit me komunitetin dhe institucionet e tjera, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike në qarkun e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT