Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanalin me ujë, tre të lënduar
Lajmifundit
/
20 Prill 2026, 14:40
Aktualitet

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Njëra prej tyre ka rënë në kanalin me ujë ndërsa tjetra e ngarkuar me fidanë pemësh është dëmtuar në pjesën e përparme.
Tre persona janë plagosur dhe janë transportuar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.


