Përplasja për kabinat e Thethit/ E moshuara pronare në letra, "fshati turistik" dyshohet i Prek Kodrës, snajperistit të kërkuar nga SPAK (ZBARDHET DOKUMENTI)

Aktualitet

Përplasja për kabinat e Thethit/ E moshuara pronare në letra,

Ndërtimet në fshatin Theth, disa kabina pushimi, janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime rezultojnë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Prekë Kodra.

Kodra kishte ngritur "Vilat e Shqiponjave në Theth" në fshatin turistik në veri të vendit. Bëhet fjalë për 10 kabina të ndërtuara mbi struktura betoni, që u shembën të hënën nga një aksion i IKMT-së.

Kodra nuk është një emër i panjohur, pasi ai është një përson i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen "Metamorfoza". Ky i fundit akuzohet nga SPAK për një disa ngjarje kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se Kodra është personi që katër vite më parë kishte planifikuar të vriste me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe dy politikanë të tjerë të njohur të Kosovës.

Ndërkohë, Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, ama de fakto dyshohet se janë të Prek Kodrës.

Prroni ka deklaruar para organit të akuzës se paratë për ndërtimin e kapanoneve i ka marrë borxh tek të afërmit e vet. Po ashtu, ajo sqaron se kabinat i ka ngritur pa leje sepse objektet janë pa themele dhe pa betone, ndërsa shton se nuk ka dokumente pronësie, por truallin e ka të trashëguar brez pas brezi. 

Sipas dosjes së Prokurorisë, Prroni ka deklaruar se është interesuar pranë Bashkisë për të marrë leje ndërtime, por i kishin thënë se duhet të kishte dokumentet e pronënisë, për të marrë leje ndërtimi.

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, theksohet se këta kontejnerë nuk janë vendosur në konstruksione betoni. Si pasojë, këto ndërtime karakterizohen si ndërhyrje që nuk kanë domosdoshmëri për t'u pajisur me leje ndërtimi. 

 

ME TE LEXUARAT