Po punonte mbi çatinë e banesës së tij, 49-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie nga lartësia
Lajmifundit
/
26 Shkurt 2026, 14:43
Aktualitet

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e çatisë së banesës së tij.
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.


