EMRI/ Iu gjetën armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin “policia”, arrestohet 27-vjeçari i rrezikshëm
Policia ka vendosur në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje.
Uniformat blu u vendosën në ndjekje të 27-vjeçarit pas marrjes së informacionit se një shtetas me precedent kriminal posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i tij, informuan blutë.