“Betejat e mia me të”/ Sali Berisha ka dy fjalë për Fatos Nanon: Çfarëdo që mund të thonë për të…
Pas sezonit të parë, “Flet” me Ilnisa Agollin u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radio.
“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë.
I ftuari i parë i këtij sezoni të dytë ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili foli për fëmijërinë, rininë, familjen dhe politikën.…
Pjesë nga intervista:
Ndër vite, kundërshtarët tuaj politikë, kanë pasur ndonjë aspekt të mirë?
Ke bërë një pyetje shumë të drejtë. Një politikan mund të ketë shumë virtyte dhe shumë vese, por ai shndërrohet. Është një bindje e kahershme e imja, që ai shndërrohet në fatkeqësi kombëtare nëse nuk vendos që të pranojë vullnetin e qytetarëve të tij. Merr Fatos Nanon për shembull dhe betejat e mia me të. Ai pranoi rrotacionin dhe u largua nga kryeministër dhe kryetar partie në një moshë që mund t’a merrte partinë në atë kohë. Çfarëdo që mund të thonë për Fatos Nanon, ai u tregua një politikan që në fund të fundit i qëndroi besnik një parimi më themelor.