Sapo kishte dalë nga burgu, 25-vjeçari nga Pogradeci bie sërish në pranga
Lajmifundit
/
18 Qershor 2025, 08:59
Aktualitet
Policia ka arrestuar mbrëmjen e të martës në Pogradec një 25-vjeçar. Fabian Muçollari, nga Vërdova e Pogradecit, ishte në hetim disajavor nga agjentët e terrenit.
Burime të A2 CNN pranë uniformave blu bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, 25-vjeçarit i janë gjetur e sekuestruar armë zjarri dhe një sasi droge.
Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Pogradecit dhe Korçës, pasi në vitin 2017 i riu vrau me armë zjarri automatike bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.