Rama: Koha e dorëheqjeve morale do vijë kur drejtësia të jetë e pavarur

Kryeministri Edi Rama komentoi para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste procesin e Reformës në Drejtësi, duke theksuar se koha e të ashtuquajturave “dorëheqje morale” do të vijë, por vetëm pasi të përfundojë faza e pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Ai u shpreh se mbetet i përkushtuar ndaj bindjeve të tij dhe është i gatshëm të pranojë gabimet personale, por nuk sheh asnjë arsye strategjike për të kundërshtuar Reformën në Drejtësi.
“100 herë të kthehesha, 100 herë do të zgjidhja Reformën në Drejtësi me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit pavarësisht kritikave dhe sfidave.
Rama: Koha e të ashtuquajturave dorëheqje morale do të vijë por pasi të kalojë kjo fazë revolucionare pavarësisë së drejtësië. Shqiëpria figuron si një vend me raport të zymtë, së fundmi u fut edhe në Guinness si vendi unikal i botës ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori për të pezulluar një mninistre, apo një gjykatës apeli i jep të drejtën vetes t’ia kërcasë kokës një dënim më të rëndë atij që shkon ankohet në apel për një dënim më të ulët. Nuk rri dot pa e sjell këtu një fakt tjetër. Në një bisedë para shumë ditës, me disa shokët e grupit, mu tha troç se unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi. Mu tha copë. Sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Ka shumë këtu që mendojnë si ata. I përmbledhin të gjitha këto në një fjalë që unë as e kam thënë dhe as do e them ndonjëherë, dështim.
Unë e kuptoj zhgënjimin, por ta quash dështim nga mbështetësit mediatikë të saj, por ta quash dështim nga pozitat e grupit projektues dhe miratues të saj, do të thotë që të mos shohësh më lart se dita e sotme. Kam qenë dhe mbetem kokëfortë në mbrojtejn e bindjeve të mia. Jam gjithnjë e më pak rezistent ndaj mundësië që ta kem gabim. Jam i interesuar të kuptoj, kur kam gabuar, ku kam gabuar, s’e kam problem të pranoj gabime. Kjo është propvë që nuk jam më i ri. Por nuk gjej asnjë arsye strategjike për ta pranuar opinionin se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi po e them këtu, 100 herë të kthehesha, 100 herë do zgjidhja Reformën në Drejtësi me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj.


