Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk po komentohet vetëm nga publiku, por tashmë ka hapur edhe një “telenovelë” të vogël jashtë ekranit, ku kanë marrë pjesë familjarët e tyre.
Pas reagimit të motrës së Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht pyetjes së një faqeje fansash nëse nëna e tij do të “jepte Selin” në Kosovë, tashmë është vëllai i banores, Onno, ai që ka vendosur të ndërhyjë me humor. Në profilin e Selin në Instagram, Onno ka replikuar direkt me faqen e fansave, duke shkruar se, sipas tij, për këto punë nuk pyetet nëna.
“Mesa di unë nuk pytet nana”- shkruan Onno.
Ky shkëmbim batutash tregon qartë se familjet po e ndjekin me vëmendje dhe humor afrimin e dy banorëve, duke shtuar dimensionin e jashtëm të lojës që po ndiqet nga miliona shikues.
Ndërkohë brenda shtëpisë, Gimbo dhe Selin vazhdojnë të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, të pavetëdijshëm për “luftën” e humorit që po zhvillohet jashtë. Ndjekësit shijojnë maksimalisht këto përplasje të lehta dhe argëtuese mes familjarëve, ndërsa pyetja mbetet: a do të marrë rrugë më romantike ky afrimitet, apo do të mbetet thjesht një histori e bukur për rrjetet sociale? Jashtë, akulli duket se është thyer./BBVA5


