Sekuestrohet për herë të dytë autobusi i agjencisë të kryetarit të PD-së në Sarandë! Ja motivi pse
Në pikën kufitare të Mavromatit, në Thesproti të Greqisë, autoritetet kanë sekuestruar për herë të dytë autobusin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë.
Brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme nga territori grek.
Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që i njëjti autobus rezulton i përfshirë në episode të tilla.