Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Gjirokastër, shpëtohet e moshuara

Aktualitet

Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Gjirokastër,

Mbrëmjen e sotme një vatër problematike zjarri ka shkrumbuar një apartament në qytetin e Gjirokastrës. Banesa ndodhej në katin e dytë të një pallati 5-katësh në lagjen “Granicë” të qytetit.

Kanë qenë banorët e pallatit të cilët pasi kanë parë tymin të dilte nga apartamenti kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë për izolimin e zjarrit dhe brenda një kohe të shkurtër, flakët u vunë nën kontroll.

Në momentin e zjarrit në banesë ndodhej një e moshuar e cila është nxjerrë nga shtëpia. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale në mjediset e brendshme të apartamentit. Sipas ekspertëve zjarrfikës dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndije në rrjetin e brendshëm elektrik të banesës.

 

 

ME TE LEXUARAT