Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn: Ç’të mbeti, vij e bëj unë...

Aktualitet

Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Në nisje të seancës, Ndrenika e takon, e puth në ballë dhe i thotë “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Kujtojmë se shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror. Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.

Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP./

ME TE LEXUARAT