Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë një makinë që transportonte para, marrin peng punonjësit e bankës

Bota

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë një

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin gjerman  qytetin Sinzig në landin Renania-Palatinate, pas një sulmi ndaj një automjeti që transportonte para.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka nisur kur një automjet i blinduar që transportonte para është ndalur para bankës.

Një punonjës i shërbimit të transportit të parave është kërcënuar nga një person i panjohur, i cili dyshohet se e ka detyruar të hyjë brenda ambienteve të bankës.

Autoritetet gjermane raportojnë se mund të ketë disa autorë të përfshirë dhe dyshohet se autorët mbajë peng disa persona Brenda bankës, përfshirë edhe shoferin e automjetit që transportonte paratë.

Megjithatë, policia thekson se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët jashtë zonës së izoluar, por u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zona qendrore e qytetit është bllokuar plotësisht, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në terren. Helikopterë policorë po monitorojnë nga ajri zhvillimet në vendngjarje.

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se janë të kujdesshme në publikimin e informacionit, pasi situata është ende në zhvillim dhe ekziston rreziku që detajet të ndikojnë në operacionin policor.

Hetimet dhe ndërhyrja e forcave speciale po vazhdojnë.

 

 

ME TE LEXUARAT