Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

Aktualitet

Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e

Shqipëria po mbështetet në rritje te mishi i importuar, ndërsa prodhimi vendas po shënon rënie të vazhdueshme dhe sektori blegtoral po humbet kapacitetet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në prill 2026 importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik në 20 vitet e fundit.

Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet u afruan në 950 milionë lekë. Rritja lidhet si me sasitë ashtu edhe me çmimet, duke reflektuar varësinë në rritje të tregut vendas nga furnizimet e jashtme.

Në prill, importet arritën mbi 5 milionë kilogramë mish, niveli më i lartë i viteve të fundit, ndërsa çmimi mesatar u rrit në rreth 178.6 lekë për kilogram, nga 153.4 lekë një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, prodhimi vendas i mishit ka rënë në rreth 130 mijë tonë në vitin 2024, niveli më i ulët në dy dekada. Krahasuar me vitin 2018, prodhimi është ulur me rreth 19%, duke humbur mbi 31 mijë tonë.

Rënia e sektorit lidhet me tkurrjen e bagëtive, kostot e larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për mbajtjen e aktivitetit blegtoral.

Sipas të dhënave, Brazili mbetet furnizuesi kryesor i mishit të importuar, i ndjekur nga SHBA, Italia, Greqia dhe Paraguai, ndërsa pjesa tjetër e tregut ndahet mes disa vendeve të tjera europiane dhe rajonale.

 

ME TE LEXUARAT