Tentuan të vrisnin kushëririn për hakmarrje, dënohen me nga 25 vjet burg 2 autorët në Fier

Aktualitet

Tentuan të vrisnin kushëririn për hakmarrje, dënohen me nga

Me kërkesë të Prokurorisë Fier, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 25 vite burgim, shtetasit Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

“Në përfundim të hetimit dhe gjykimit mbi procedimin penal nr. 150/2023, me të pandehur shtetasit  Laert Hasalla  dhe Mariglen Matjani Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Fier arriti të provojë se i pandehuri Laert Hasalla me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij R.H., ka bashkëpunuar me të pandehurin M.M., të cilit i ka porositur eliminimin fizik të shtetasit Marius Hasallën. Në datë 30.03.2023, rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Romeo Hasallën ka siguruar armën e zjarrit e ka përgatitur vendin nga do shtinte, ka qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të këtij mjeti. Si pasojë e sulmit ka mbetur e plagosur shtetasja B.S., pasagjere në vendin e parë të mjetit. Shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka kuptuar sulmin dhe ka shtuar shpejtësinë duke bërë të mundur largimin e mjetit”, bëri me dije Prokuroria e Fierit.

Konflikti ka nisur për një tokë prej 2 hektarësh dhe është përshkallëzuar në një mosmarrëveshje të gjatë mes dy familjeve. Përplasjet kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin Romeo Hasallën dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për këtë ngjarje, Kastriot Hasalla u dënua me 35 vite burg”.

ME TE LEXUARAT