Shkodër! Punëtorët po punonin poshtë furgonit në një gomisteri, mjeti shpërthen në flakë

Aktualitet

Shkodër! Punëtorët po punonin poshtë furgonit në

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në Shkodër, në kilometrin e 2-të në rrugën Shkodër-Hani Hotit.

Punonjësit ishin duke punuar poshtë furgonit duke salduar dhe papritur ky mjet ka marrë flakë duke u djegur plotësisht. Fatmirësisht punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin aty kanë arritur që të shpëtojnë pa u lënduar nga flakët.

Menjëherë mbërritën zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit që të mos përhapej. Si shkak i këtij zjarri përveç furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej aty afër ndërsa dëme materiale ka pësuar edhe servisi dhe gomisteria.

Ndërkohë grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia./Shqip

ME TE LEXUARAT