Pse nuk flemë njësoj gjatë gjithë vitit? Sekreti qëndron te…

Shumë njerëz e mendojnë gjumin si një rutinë të pandryshueshme, por në realitet ai ndikohet fort nga ndryshimet sezonale. Ekspertët e lidhin këtë fenomen me ritmin cirkadian, një “orë biologjike” që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit dhe që ndikohet kryesisht nga drita dhe temperatura.
Në pranverë, ditët më të gjata dhe ndryshimi i orës mund ta çrregullojnë përkohësisht gjumin. Për më tepër, alergjitë sezonale mund të ndikojnë në cilësinë e pushimit gjatë natës.
Gjatë verës, ekspozimi më i madh ndaj dritës dhe temperaturat e larta e mbajnë trupin zgjuar më gjatë. Kjo ndodh sepse vonohet prodhimi i melatonina, hormoni që ndihmon trupin të flejë, ndërsa nxehtësia e bën më të vështirë një gjumë të rehatshëm.
Në vjeshtë, errësira vjen më herët dhe trupi fillon të ndiejë më shumë përgjumje gjatë ditës, ndërsa ndryshimi i orës e sfidon sërish ritmin e brendshëm.
Dimri sjell më pak dritë natyrale, duke rritur prodhimin e melatonina. Kjo bën që disa njerëz të kenë nevojë për më shumë gjumë, edhe pse jo domosdoshmërisht cilësia e tij është më e mirë.
Ekspertët këshillojnë të ruhet një orar i rregullt gjumi, të krijohet një ambient i freskët dhe i errët për natën, si dhe të shmanget drita e fortë para gjumit. Në këtë mënyrë, trupi përshtatet më lehtë me ndryshimet e stinëve.
Në fund, gjumi nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit, ai është një pasqyrë e drejtpërdrejtë e lidhjes sonë me natyrën.


