Tre fëmijë përfundojnë në spital në Korcë, konsumuan karamelet që gjetën në rrugë
Lajmifundit
/
18 Shtator 2025, 19:00
Aktualitet
Tre femije te mitur perfunduan ne spital ne Korce.
Policia me nje njoftim shpjegoi rrethanat e ngjarjes,
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.