Turisti belg aksidentohet me "Jet Ski" tek në plazh tek Shkëmbi i Kavajës, dëmtohet rëndë

Aktualitet

Turisti belg aksidentohet me "Jet Ski" tek në plazh tek

Nje turist belg vetem 21 vjec ka mberritur ne spital ne Durres i plagosur rende nga aksidenti ne det me motor uji.

Policia tha se i riu eshte ne gjendje te rende ndersa kane nisur hetimet per ngjarjen.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, ky shtetas dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në ujë.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga Spitali Rajonal i Durrësit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT