Nëndetësja me 4 tonë kokainë sekuestrohet në brigjet e Meksikës

Bota

Nëndetësja me 4 tonë kokainë sekuestrohet në brigjet e

Marina Meksikane njoftoi kapjen e një nëndetëseje që transportonte pothuajse katër ton kokainë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve perëndimore të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar Garcia Harfus. Ministri meksikan tha se “në javën e fundit, operacionet detare kanë çuar në sekuestrimin e pothuajse 10 tonëve të kësaj droge”.

Sipas tij, operacioni është një goditje serioze prej disa milion dollarësh për mekanizmat e financimit të krimit të organizuar.

Ai vuri në dukje se ky veprim parandalon shpërndarjen e miliona dozave të kokainës në rrugë dhe ndihmon në mbrojtjen e familjeve meksikane. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë arrestuar tre persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.

ME TE LEXUARAT